Lajmet e fundit
Ish mesfushori ka thënë se skuadra e Louis van Gaal nuk duhet ta festojë pozitën e katërt siç bëjnë përherë Gunners.

Paul Scholes e ka sulmuar Arsenalin, pasi ka deklaruar se Manchester United nuk duhet të bëhet skuadra që përfundon në pozitën e katërt.
Gjasat e Unitedit për të qenë pjesë e Ligës së Kampionëve edicionin tjetër janë zvogëluar të enjten, kur skuadra u mposht 2-0 në Anfield.
Në Premierligë, Djajtë kanë tre pikë më pak se skuadra e katërt, Manchester City.
“Manchester United duhet të garojë për titullin e Premierligës dhe atë të Ligës së Kampionëve”.
“Janë harxhuar 300 milionë funte dhe skuadra është në pozitën e katërt”.
“Gjëja e fundit që dua është që skuadra të kënaqet me pozitën e katërt dhe Kupën FA. Këtë gjë e bën Arsenali vazhdimisht”.