Lajmet e fundit
Trajneri i Bayer Leverkuesen beson se mungesat e kundërshtarit nuk ja bëjnë më të lehtë përballjen në Champions League.

Roger Schmidt ka minimizuar rëndësinë e mungesave të Lazios para përballjes së të mërkurës në Champions League.
Miroslav Klose dhe Lucas Biglia nuk do të paraqiten në takimin e dytë të Champions League në BayArena, ku Lazio shkon me avantazh 1-0 nga ndeshja e parë.
Por Schmidt nuk ka pranuar që skuadra e tij do të ketë favore nga këto mungesa.
“S’mendoj se mund ta quajmë përparësi”.
“Lazio u përball me Napolin në kuadër të Serie A, me të njëjtat mungesa dhe prapë fitoi 4-2”.
“Mendoj se Lazio është skuadër mjaftueshëm e madhe për t’i kompensuar mungesat”.