Lajmet e fundit

Nicole Scherzinger sapo është përfolur për një lidhje me futbollistin me prejardhje shqiptare, Pajtim Kasami.
Ata të dy u panë së bashku në një lokal nate në Greqi ku edhe Nicole është duke kaluar pushimet dhe ka festuar edhe ditëlindjen.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është se këngëtarja ka ngritur fustanin e saj të shkurtër me xixa ku ehde tregoi të brendshmet e saj, transmeton Klan Kosova.
“Nicole nuk sillet kështu çdo natë. Ajo ishte duke festuar ditëlindjen me miqtë e saj më të ngushtë, prandaj për disa orë harroi çfarë ka përjetuar këtë vit dhe vendosi të bëjë pak qejf”, është shprehur një burim pranë këngëtares.
Scherzinger i dha muaj më parë fund lidhjes së saj me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.