Lajmet e fundit

Këngëtarja Nicole Shcerzinger dhe kampioni i Formula 1 Lewis Hamilton, kanë dhënë shenja se mund të ribashkohen.
Çifti i famshëm që u nda në Shkurt të këtij viti, janë parë duke dalë nga një klub njëri pas tjetrit pasi që kishin kaluar 4 orë brenda.
Nicole dhe Lewis ishin ftuar nga disa miq të tyre në një klub të Londrës për të parë një performancë të John Newman, shkruan The Sun, transmeton Klan Kosova.
“Ata kishin ardhur veç e veç njëri tjetrit, dhe ishin ulur në tavolina të ndara, por më vonë kishin hyrë në një dhomë private ku nuk u lejua të hynte askush”, ka thanë ky burim i The Sun.
Sidoqoftë, një burim i afërt i Nicole, ka insistuar se nuk ka plane për ribashkimin e çiftit dhe qëndrimi i tyre në të njëjtin vend s’ishte i planifikuar.