Lajmet e fundit

Nicole Scherzinger duket se e ka harruar plotësisht Lewis Hamilton. Këngëtarja e njohur që në të kaluarën bëri gjithçka për ta mbajtur gjallë lidhjen me kampionin e botës në Formula 1, duket se tani është shumë e lumtur në lidhjen e saj të re.
Ai që ka mundur t'i rrëmbejë zemrën bukuroshes Scherzinger është tenisti Grigor Dimitrov, ish i fejuari i ruses Maria Sharapova. Fillimisht lajmi për historinë e re të dashurisë së Scherzinger me Dimitrov u publikua te tabloidi “The Sun” në fund të vitit të kaluar, një lidhje kjo që duket se do të kalojë në një nivel tjetër, shkruan tch, transmeton Klan Kosova.
Gjatë kësaj vere këngëtarja dhe tenisti u pikasën në Portofino më të dashuruar se kurrë, ndërkohë që së fundmi u panë edhe në një dyqan bizhuterish, dhe sipas zërave, Dimitrov duket se i ka blerë asaj unazën e fejesës.