Lajmet e fundit

Schalke po synon që ta transferojë mbrojtësin e krahut të djatthë, Rafinha-n, sipas raportimeve nga Bild
Ish-mbrojtësi i Bayern Munchen-it aktualisht luan te Olympiacos, mirëpo rikthimi në Gjermani nuk është larg mendsh.
Në të vërtetë, braziliani kishte luajtur te Schalke-ja në vitet 2005-2010 dhe kjo do të ishte aventura e tij e dytë tek ta.
Në rast të ardhjes së tij, ai do t’i bashkëngjitej Sead Kolasinac-it dhe Klaas-Jan Huntelaar-it klubit që po përballet me një krizë të madhe.