Lajmet e fundit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës – SBASHK, përmes një komunikate, ka bërë të ditur se do të qëndrojë e angazhuar kundër padrejtësive që u bëhen mësimdhënësve të Kosovës.
Kjo sindikatë po ashtu u ka bërë thirrje veprimtarëve sindikalë e edhe mësimdhënësve, që të mos heshtin ndaj padrejtësive, për t’i paraqesin ato në SBASHK së bashku me argumentet e shkeljeve që u janë bërë atyre.
Këtë komunikatë SBASHK-u e ka lëshuar pas pranimit të ankesave të mësimdhënësve nga e tërë Kosova, ku ata i shprehin pakënaqësitë e tyre karshi drejtorëve të shkollave dhe zyrtarëve të Drejtorive Komunale të Arsimit.