Lajmet e fundit

Kryeministri Avdullah Hoti, të premten, bëri të ditur se e hëna nuk do të jetë ditë pushimi për festën e 28 Nëntorit që u kremtua të shtunën.
Një vendim i tillë erdhi për t’u solidarizuar me punëtorët shëndetësorë dhe të tjerët që janë në vijën e parë të frontit në luftën me pandeminë.
Por, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) përmes një komunikate të lëshuar ka bërë thirrje që mësimdhënësit të pushojnë më 30 nëntor (ditë e hënë).
Sipas SBASHK-ut, Festa e Flamurit Kombëtar figuron si festë në kalendarin e Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor 2020/2021.
Ndryshe, pushimi për Festën e Flamurit, viteve të kaluara, caktohej me një vendim të veçantë nga kryeministri i vendit.