Lajmet e fundit

Këshilli Drejtues i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), sot kanë mbajtur takimin mbylëls për këtë vit.
Në këtë takim ata kanë reaguar prapë ndaj institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës në lidhje me qasjen ndaj mëshimëdhënësve në të gjitha komunat e Kosovës.
SBASHK-u sot paralajmëroi se nëse kërkesat e tyre nuk realizohen atëherë ata janari mund të filloj me greva.
Ata kanë kritikuar kabinetin e Mustafës për mosmiratimin e Ligjit për të punësuarit në arsimin e Republikës së Kosovës në vitet ’90-99’, për moszbatimin e Ligjit mbi Skemat Pensionale të Financuara nga shteti, për mos fillimin e implementimit të Ligjit mbi Sigurimin Shëndetësor, për mos heqjen e defekteve në Ligjin mbi KES-in, për mosplanifikimin në Buxhetin e vitit 2016 të mjeteve për implementimin e Ligjit për të punësuarit në arsim shqip të Kosovës në vitet 1990-99’ si dhe për mungesën e gatishmërisë së duhur për dialog.
Kështu që Kryesia e SBASHK-ut dhe Këshilli Drejtues kanë bërë të qartë se nëse nuk ndërmirren veprimet e duhura atëherë do të ketë veprime sindikale, duke mos e përjashtuar edhe grevën qysh në muajin e parë të vitit 2016-të.