Lajmet e fundit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës, Rrahman Jashari ka deklaruar për Klan Kosovën se ka gjasa që mësimdhënësit të ftohen për grevë në fund të tetorit nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.
“Kërkesa e prerë e mësimdhënësve është që nëse nuk arrihet diçka në tetor përmes dialogut me qeverinë atëherë do të shkohet në grevë”.
“Kërkesa jonë është që nga 30 vjeç e më shumë mësimdhënësve të pensionuar t`iu jepet pensioni i plotë i punës, jo ai i pleqërisë”.
Sipas tij , mësimdhënësve duhet t'iu njihet përvoja e punës e viteve 1990-1999, njofton Klan Kosova.
“Mësimdhënësve i’u mohohen vitet e 90 dhe 99-të, edhe pse ligji mbi skemat pensionale të financuara nga shteti e thotë qartë që këto vite janë të pranuara si vite kontributdhënëse”.
“Ne nuk do të tolerojomë më sa i përket pensioneve sepse po ndihemi të diskriminuar”, është shprehur Jashari.