Lajmet e fundit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, iu ka dërguar shkresë zyrtare kryetarëve të Komunave të Kosovës, përmes së cilës kërkon që të realizohen pikat nga neni 35 i Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës.
"Kur të bëni planifikimin buxhetor për komunat tuaja për vitin e ardhshëm të planifikoni edhe mjete për të realizuar obligimin tuaj nga Kontrata Kolektive e Arsimit të Kosovës, gjegjësisht nenit 35, pikat 5 ,7,8, dhe 9", thuhet mes tjerash në shkresë.
Në pikën e pestë të këtij neni theksohet se komunat duhet të paguajnë 70 % të vlerës së biletës për mësimdhënësit udhëtarë,
"Pika 7 e këtij neni ju obligon që të paguani shujtën për të punësuarit të arsim në komunën tuaj në vlerë prej 2 euro për çdo ditë pune",
Bazuar në këtë nen të Kontratës Kolektive të sektorit të Arsimit të Kosovës , niveli lokal obligohet që të punësuarve në arsim në që janë anëtarë të SBASHK-ut, t’ua jap nga tri paga përcjellëse me rastin e pensionimit, thuhet më tej në letrën e SBASHK-ut drejtuar kryetarëve të komunave të Kosovës, transmeton Klan Kosova.