Lajmet e fundit

Çerdhet, shkollat dhe universitetet publike në Kosovë do të hyjnë në grevë, njofton Klan Kosova.
Greva do të fillojë, me 14 janar të 2019-ës, që i bie ditë e hënë, dhe do të zgjas me afat të pacaktuar.
Këshilli Drejtues i SBASHK-ut në takimin që mbajti sot doli me këtë vendim unanim për të filluar grevën përgjithshme deri në realizim të kërkesave.
SBASHK –u deklaron se greva do të mbahet në shenjë proteste për koeficientin e pagave për punonjësit e arsimit në ligjin e pagave, i cili ligj sipas tyre është mjaftë diskriminues për të punësuarit në arsim.
“Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka njoftuar anëtarët e Këshillit Drejtues se edhe përkundër shumë përpjekjeve që janë bërë në takimet me kryeministrin Ramush Haradinaj, me Ministrin e MASHT-it Shyqyri Bytyçi,me atë të Administratës Publike, ministrin Mahir Jagcillar, ku Ministri Bytyqi ka bërë mjaftë përpjekje për ta gjetur një zgjidhje, por fatkeqësisht deri më tani kjo gjë nuk është arritur”, thuhet më tej në komunikatën e dërgua nga SBASHK-u.
Greva fillon çdo ditë nga ora 9 deri në orën 12 për të gjithë grevistët e të gjitha ndërrimeve.
Pas përfundimit të orarit të grevës të punësuarit lëshojnë objektin në të cilin është zhvilluar greva për të vepruar kështu çdo ditë të grevës.
Gjatë periudhës sa zgjat greva e përgjithshme ndërpriten të gjitha aktivitetet që lidhen me punën në institucionet arsimore.