Lajmet e fundit

Sindikata e Arsimit , Shkencës, dhe Kulturës, ( SBASHK), nga e hëna do të fillojë grevën e saj, njofton Klan Kosova.
SBASHK-u në një komunikatë për media u bën apel prindërve dhe nxënësve që të mbështesin mësuesit dhe profesorët e tyre për grevën që do të mbajnë.
“SBASHK-u ju drejtohet përmes kësaj letre me një apel publik për mirëkuptim, për orët që do ti humbni ndoshta edhe me muaj si dhe për vogëlushet në çerdhe që edhe ata s’do të kenë mundësi ti takojnë moshatarët e vet, por edhe edukatoret e tyre të dashura, jo pse këtë e dëshirojnë edukatoret, mësuesit, profesorët universitar dhe i tërë stafi i të punësuarve në arsim, por kjo grevë u imponua për shkak se negociatat për plotësimin e kërkesave nuk dhanë rezultate”.
“Përkrahja e juaj është shumë e rëndësishme për edukatorët dhe mësimdhënësit, se me këtë do ta ngritni moralin e tyre dhe me këtë ata nuk do të ndihen të vetmuar, por njëkohësisht do të kontribuoni që Qeveria dhe Kuvendi do ta plotësojnë kërkesën e arsyeshme të punëtorëve të arsimit”, shkruan SBASHK në komunikatën e dërguar për Klan Kosova.