Lajmet e fundit

Pas 17 ditësh shkollat do të mbyllen.
Ato do të rihapen më 18 janar, kur nxënësit do të kthehen nga pushimi dimëror një mujor, jo i zakonshëm.
Kështu u vendos të martën, pas një takimi që pati Ministria e Arsimit, ajo e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Lajmin për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë, para datës së caktuar me kalendarin shkollor e bëri të ditur nëpërmjet një konference për media Kryeministri Avdullah Hoti .
E në këtë takim ku u vendos për pushim të nxënësve , nuk u ftua Këshilli i Prindërve të Kosovës.
Prandaj kryesuesi i këtij organi Ymret Reshiti, kritikoi institucionet qeveritare, që nuk e konsultuan këshillin, derisa tha se janë kundër vendimit të mbylljes për një muaj të shkollave.
Sipas Reshitit, sistemi arsimor edhe ashtu pati mjaft humbje dhe kjo tani është e tepërt, pasi sipas tij mësimi ‘online’ apo në distancë është joefektiv.
Në takimin e së martës ku u vendos për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë nuk u ftua as Sindikata e Arsimit.
Megjithatë këta thanë se mbështesin vendimin e qeverisë, derisa u bënë thirrje të gjithë mësimdhënësve që të angazhohen e të vlerësojnë nxënësit në mënyrë që të kryhet me sukses pjesa e parë e këtij viti shkollor.
https://www.youtube.com/watch?v=_EX11WB3fug