Lajmet e fundit

Sindikata e Bashkuar e Shkencës dhe Kulturës, sot nga ora 11:00 do të mbajë konferencë për media.
Nuk bëhet e ditur tema për të cilën do të flitet, por me siguri se temë e kësaj konference do të jetë edhe greva që po mbahet në arsim.
Pjesëmarrës në këtë paraqitje për media do të jenë edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevrus Kaptelli, si dhe nënkryetari i Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë Veriore, Tafa Ameti.
Konferenca do të mbahet në zyrat e SBASHK-ut.