Lajmet e fundit

Save The Children në Kosovë të enjten ka organizuar aktivitete të ndryshme shkollore për nder të shtimit në kalendarin e shkollave të Ditës Kombëtare të Diversitetit.
Për nder të kësaj dite aktivitetet janë zhvilluar në shkollat “Asim Vokshi” dhe “Emin Duraku” në Prishtinë, ndërsa aktivitete të garave, lojërave atraktive, vizatimeve dhe performancave të ndryshme nga nxënës të klasave të ndryshme po mbahen edhe nëpër shkollat e tjera nëpër komuna të ndryshme
Këto aktivitete kanë për qëllim që të promovojnë diversitetin në mes të nxënësve duke theksuar rëndësinë e respektimit të njëri-tjetrit pa marrë parasysh dallimet apo ndryshimet si fizike, ideologjike etj.
Vendimi për shtimin e Ditës Kombëtare të Diversitetit është ndërmarrë së fundmi nga Ministria e Arsimit.