Lajmet e fundit

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka rinisur bombardimet kundër rebelëve Houthi në Jemen.
Ky sulm erdhi vetëm disa orë pasi sauditët njoftuan për përfundimin e fushatës ushtarake kundër rebelëve.
Në shënjestër të avionëve të koalicionit ishte zona afër bazës ushtarake të brigadës besnike të presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi.
Gjatë ditës së marte, Riadi njoftoi se fushata një mujore në Jemen e kishte arritur qëllimin e saj, ndërkohë që paralajmëruan se do të ndërmarrin aksione sipas nevojës.