Lajmet e fundit

Vetëm rreth 25 kamionë të ndihmave ushqimore janë lejuar të hyjnë në qytetin e Doumës në Ghouta Lindore.
Këto kamionë do të ndajnë 5,220 parcela ushqimore dhe 5,220 çanta mielli, të mjaftueshme për 26,100 njerëz, me çdo pako të ushqimit për secilën familje, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka bërë të ditur Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ndërsa raportohet se vetëm në Douma jetojnë të paktën 125 mijë njerëz.
Megjithatë nga banorët kjo sasi ndihme ushqimore po konsiderohet e pakët, pasi ata për Al Jazeera kanë pohuar se sasia më e madhe e ushqimit po u ndahet banorëve të Damaskut.
Ghouta Lindore pothuajse për disa muaj është në vazhdën e sulmeve të ashpra nga forcat qeveritare siriane.
Si vend i 400,000 njerëzve, ky vend ka qenë nën rrethim të qeverisë siriane që nga mesi i vitit 2013, njofton Klan Kosova.