Lajmet e fundit

Ish presidenti francez, Nicolas Sarkozy të mërkurën i bëri thirrje qeverisë arabe që të dërgojnë trupa në Siri për të luftuar grupin e Shtetit Islamik, duke e përshkëruar kështu konfliktin kundër ekstremizmit si “Lufta e Tretë Botërore”, transmeton Klan Kosova.
“Mund ta përshkruaj këtë si Luftën e Tretë Botërore”, u shpreh Sarkozy.
Kurse përpara kësaj ai ka thënë se lufta “nuk mund të fitohet vetëm me anë të asgjësimit të plotë të ekstremistëve, xhihadistëve dhe terroristëve”.
“Ne duhet të zhvillojmë një luftë të përgjithshme dhe këtë duhet ta bëjmë tash”.
“Ne kemi nevojë për t’i fshirë këto egërsira nga faqja e dheut”.