Lajmet e fundit

Një turiste është gjetur e vdekur në dhomën e hotelit, në qytetin e Sarandës.
Bëhet fjalë për 57-vjeçaren Brigitte Fratzke, nga Norvegjia e cila është gjetur nga familjarët dhe më pas është njoftuar policia, shkruan tv Klan.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale pasi në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Megjithatë hetimet janë në vazhdim për të zbuluar të vërtetën e vdekjes së turistes.