Lajmet e fundit

Një 31-vjeçar është grabitur dhe më pas plagosur ndërsa ndodhej në një hotel në qytetin e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës në një hotel në lagjen numër 1. Mësohet se 31-vjeçari është sulmuar nga një person ende i paidentifikuar dhe është qëlluar me thikë në pjesën e barkut.
Më pas autori i ka grabitur shtetasit në fjalë shumën 700 euro dhe është larguar. 31-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan gazeta Shekulli.
Ndërkohë, uniformat blu ndodhen në vendngjarje ku po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e grabitjes në fjalë.