Lajmet e fundit

Saranda Alija po vjen me diçka të re!
Këngëtarja me zë potent, të cilën jemi mësuar ta shohim në emisionin "Oxygen" në Klan Kosova, është duke u bërë gati ta publikojë këngën e re.
Për KlanKosova.tv ajo zbulon se bëhet fjalë për një këngë ritmike, ndërsa xhirimet e videoklipit i ka përfunduar në Ulqin.
Ky projekt vjen pas baladës “Kodi i dashurisë”, e publikuar para katër vjetësh.
Saranda tashmë është nën mënaxhim të produksionit “Odyssee” dhe premton se që nga tani do të jetë më e angazhuar me projekte të reja, krahas performancave live, të cilat i zotëron si një profesioniste e vërtetë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.