Ish-finalisjta e Big Brother VIP Kosova 3, Sara Kolami, ka thënë se pas daljes nga shtëpia më e madhe në vend është duke u marrë me disa projekte.
Në emisionin Sol të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se projektet si duhet do e bëjnë që të qëndrojë më shumë në Kosovë.
"Jam angazhuar në disa projekte, por nuk do t'i them të gjitha. Preferoj të flasë me vepra se sa me fjalë. Jam goxha e tërhequr, por me siguri do të më shihni më shumë në Kosovë. Do të jetë kombinim gjërash mes televizionit dhe projekteve filmike", ka thënë Kolami. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=dmkJ3U0rr-I&t=430s
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.