Lajmet e fundit

Drejtori i Spitalit, Hajrullah Saraqi ka bërë me dije së është sanuar defekti në tavanin e Klinikës së Kirurgjisë, i cili ka rënë sot në mëngjes.
Nga ky incident nuk ka pasur të lënduar, njofton Klan Kosova.
“Në njoftimin e drejtorit, bëhet e ditur se defekti është sanuar për 30 minuta nga punë kryerësi që ka bërë renovimin e spitalit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, sipas informatave që tek ata i ka përcjellë drejtori Saraqi.
