Lajmet e fundit

Sanije Gashi, gazetare dhe publiciste kosovare, botoi librin 'Serbian Crimes in Kosovo 1998 -1999 – Appalling true stories of Albanian women’s suffering, told first-hand', në gjuhën angleze.
Me këtë libër, autorja ka arritur t’i bëjë të njohura disa nga ngjarjet më dramatike të ndodhura në periudhën e luftës në Kosovë. Libri ‘Serbian Crimes in Kosovo 1998 -1999’, është vepër e cila përbëhet nga rrëfime të grave, dëshmitare të krimeve serbe të ndodhura në familjet e tyre.
Gjatë dhjetë vjetëve të hulumtimit, gazetarja ka zhvilluar intervista të drejpërdrejta me gratë, të cilat paraqesin tragjeditë personale, dhe rrëfejnë për mizoritë e masakrave dhe të torturave makabre që i ushtruan forcat serbe ndaj civilëve shqiptar, siç janë: djegia e grave dhe e fëmijëve, përfundimi tragjik i grave të gjalla në bunarë, ekzekutimi i fëmijëve, dhunimet.
Ky libër është dëshmi e gjallë, libër i dhimbjes që u shkrua në bazë të dëshmive dhe fakteve, për t’i treguar botës të vërtetën se çfarë ka ndodhur në Kosovë. ‘Serbian Crimes in Kosovo 1998-1999’, është vepër që s’mund të harrohet, për fuqinë trishtuese, vepër epokale, e cila do të mbetet përjetësisht domethënëse në historinë shtetformuese të Kosovës, transmeton Klan Kosova.