Lajmet e fundit

Bernie Sanders i ka kërkuar falje kandidates tjetër demokrate për presidente të SHBA-ve, pasi stafi i tij kishte vjedhur të dhëna të vlefshme të votimit nga kampanja e saj.
“Kjo nuk është lloji i kampanjës që ne drejtojmë,” ka thënë ai gjatë debatit televiziv.
Kandidati ka kritikuar udhëheqësin e republikanëve Donald Trump për thirrjen e tij që e ka bërë për t’i ndaluar myslimanët të hyjnë në Amerikë.
Por, ata u përplasën për Sirinë, Sanders akuzoi zonjën Klinton për ndryshim të regjimi derisa ajo ka thënë se udhëheqja amerikane ishte e nevojshme.
Ish guvernatori i Maryland O’Malley gjithashtu morri pjesë në debat në Mancheshter, New Hampshire.
Por ish sekretarja e shtetit mbetet udhëheqëse.
Për Sirinë, ajo insistoi se SHBA-ja duhet të kërkojë heqjen e presidentit Bashal al-Assad nga pushteti,raporton BBC, njofton Klan Kosova.
“Nëse SHBA-të nuk udhëheqin, nuk ka udhëheqës tjetër- ka një vakum,” ka thënë ajo.
Zoti Sanders megjithatë argumentoi se SHBA-ja duhet të përqendrohet në mposhtjen e të ashtuquajturit Shtet Islamik.
“Largimi i diktatorëve është e lehtë, por duhet të mendojmë rreth asaj çfarë do të ndodhë një ditë më pas,” ka thënë ai.