Lajmet e fundit

Bernie Sanders ka kërkuar nga demokratët që të zgjedhin Hillary Clinton në Shtëpinë e Bardhë, gjatë fjalimit në konventën e partisë.
Senatori nga Vermonti mori një ovacion treminutësh kur doli në skenën e vendosur në Philadelphia, transmeton Klan Kosova.
"Hillary Clinton duhet të jetë presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës".
Zonja e Parë, Michelle Obama po ashtu u përshëndet fuqishëm gna turma, pas një fjalimi të fuqishëm që goditi kandidatin republikan, Donald Trump.
"Mos e lejoni askënd t'u thotë se ky vend nuk është i jashtëzakonshëm, ndaj na duhet ta bëjmë të tillë", tha ajo.
"Sepse ky është vendi më i jashtëzakonshëm në botë", shtoi më pas.