Lajmet e fundit
Ylli i Arsenalit ka bërë një pasim të bukur për golin e parë të Kilit në ndeshjen ndaj Perusë, në Copa America.

Pas një sezoni të gjatë dhe mbresëlënës me Arsenalin, Alexis Sanchez tani është duke zhvilluar ndeshje me kombëtaren e tij, Kilin në Copa America.
Edhe në këtë garë niveli i tij i lojës është goxha i lartë. Në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Perusë, ai dhuroi një pasim brilant që i konvertuar në gol i dha epërsëinë Kilit.
Duke lëvizur nga krahu ai gjeti një hapësirë mes gjithë mbrojtjes peruane dhe megjithëse Charles Aranguiz nuk shënoi, topi goditi shtyllën dhe u kthye në këmbët e Edurdo Vargas që nuk gaboi nga afërsia.
https://vine.co/v/eJxuqh2qFrm
Peru barazoi rezultatin, por më pas Vargas shënoi një supergol, që doli të jetë goli i finales për Kilin.
https://vine.co/v/eJxeUP2baQW