Lajmet e fundit

Vetëm pak muaj prej kur la Arsenalin për Manchester United, Alexis Sanchez, ka dhënë emrin e skuadrës në të cilën dëshiron të kalojë pasi ta lë edhe Old Trafford.
Pas eliminimit nga Champions League, kiliani ka qenë në qendër të kritikave për paraqitjen e tij.
“Presioni nuk më ndalon, më ndihmon”.
“Sa më shumë që jam nën presion, ndjehem më mirë. Ndjehem si një futbollist i rëndësishëm në nivelin botëror”, ka thënë Sanchez.
Në këtë periudhë, Alexis, ka thënë se nuk dëshiron që ta përfundojë karrierën në United, shkruan DailyMail, përcjell Klan Kosova.
Ai ka thënë se do të donte të kthehej në Kili që të luante për skuadrën e Universidad de Chile - të cilën e përkrah ai dhe familja e tij e në të cilën ka luajtur edhe legjenda e kombëtares kiliane, Marcelo Salas – ku aty filloi dhe përfundoi karrierën.