Hetimet që gjigandi teknologjik Samsung ka bërë për telashet me Galaxy Note 7, e kanë nxjerrë fajtore baterinë për eksplodimin e disa prej këtyre pajisjeve.
Firma kishte ndaluar shitjen e këtij lloj telefoni, duke humbur 5.3 miliardë dollarë, gjë që e ka dëmtuar shumë reputacionin e kompanisë nga Koreja Jugore.
Të hënën, Samsung ka thënë se as programi softuerik e as hardueri nuk ishin fajtore, por çështja qëndron tek bateritë.
Një investigim i pavarur ndërkombëtar, ka konkluduar se bateritë ishin fajtore për incidentet me Note 7, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.