Lajmet e fundit

Pas raporteve se trajneri argjentinas Edgardo Bauza do të përjashtohet, Jorge Samapoli është parashikuar se do të jetë trajneri që do ta zëvendësojë atë.
Megjithatë, trajneri aktual i Sevillës ka thënë se nuk ka diskutuar mbi mundësinë e marrjes së postit të trajnerit të Argjentinës, shkruan Marca, transmeton Klan Kosova.
“Nuk jam thirrur nga askush prej federatës së Argjentinës sepse aty veç se është duke punuar një trajner”, tha Sampaoli.
“Jam i fokusuar vetëm në ndeshjen tonë ndaj Sportingut”, shtoi ai.