Lajmet e fundit
“Mund t’ju pëlqejë ose jo, ndoshta nuk është edhe korrekte politikisht, por ne duhet të drejtojmë botën dhe nga G7, që më herët ishte G8, Rusia u dëbua. Ata duhet ta rikthejnë Rusinë në grup”, deklaroi presidenti amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai do që Rusia të jetë pjesë e grupit të G7 të vendeve më të industrializuara.
Rusia u dëbua në 2014 pas aneksimit të Krimesë nga ana e saj, por Trump tha se ai donte që vendi të ripranohej.
Takimi i profilit të lartë është paraprirë nga mosmarrëveshje të mëdha mes presidentit amerikan dhe vendeve të tjera në lidhje me vendosjen nga ana e tij të tarifave tregtare.
Trump tha se i vinte keq që takimi është reduktuar në përmasa, çka e vendos atë në kundërshtim me vendet e tjera anëtare të G7-ës edhe në këtë çështje.
“Mund t’ju pëlqejë ose jo, ndoshta nuk është edhe korrekte politikisht, por ne duhet të drejtojmë botën dhe nga G7, që më herët ishte G8, Rusia u dëbua. Ata duhet ta rikthejnë Rusinë në grup”, deklaroi presidenti amerikan.