Samiti i Berlinit nisi sot me pritjen e presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz. Samiti vazhdoi me pritjet nga nikoqiri Scholz, i cili priti Kurtin, Ramën, Bërnabiqin, Abazoviqin, Kovaçevski dhe Tegeltija. Gjatë fjalës së tij, kancelari Scholz ka bërë thirrje që të kryhet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Samiti vazhdoi me nënshkrimin e tri marrëveshjeve në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Foto të tjera: ●●●Shpërndaje këtë artikullBSHKRIMI NGABMEditorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter