Lajmet e fundit

Performanca ekonomike e financiare e shtetit të Kosovës po kërkohet të merret model edhe nga vendet e rajonit.
Në Beçiq të Malit të Zi ministrat e financave të rajonit në kuadër të samitit rreth stabilitetit financiar dhe mjedisit të ri global kanë diskutuar për dy ditë të arriturat ekonomike dhe mundësitë e bashkëpunimit, njofton Klan Kosova.
Ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe harmonizimin e politikave tatimore veçanërisht të akcizave në mallrat e luksit si dhe parandalimin e kontrabandës.
Për bashkëpunim më të madh në luftimin e informalitetit është shprehur i gatshëm edhe ministri serb i financave, Dushan Vujiviq.
Kronikë nga Avdyl Pajaziti.
https://www.youtube.com/watch?v=Pw3G6niQbKU&feature=youtu.be