Lajmet e fundit

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku është kthyer sërish në burg.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, avokati i tij Arianit Koci.
Koci ka thënë se Sami Lushtakun sonte me urdhër të Gjykatës e kanë marrë prej QKUK-së sipas tij pa lejen e ekipit mjekësor kujdestar.
Ai gjtihashtu ka thënë së klienti i tij është dërguar pa u ekzaminuar në tërësi dhe pa rekomandim për terapi.
“Realisht, ai sonte as terapi nuk mund të merr. Krejt kjo është e cekur në fletëlëshim. Madje, edhe fletëlëshimi është kryer pas daljes së pacientit nga klinika. Kjo është në kundërshtim me Ligjin, dhe çdo etikë mjekësore dhe humane”.
Sipas Kocit, Lushtakut po i shkelet një e drejtë elementare që është e drejta në trajtim mjekësor.