Lajmet e fundit

Ish supermodelja Samantha Fox, është shprehur se vdekja e të dashurës dhe njëkohësisht menaxherës së saj, e ka shkatërruar atë.
Myra Stratton, që filloi një lidhje me Fox në vitin 2003, ka ndërruar jetë javën e kaluar në moshën 60 vjeçare pas dy një beteje me kancer, transmeton Klan Kosova.
Fox, lajmin për vdekjen e “shpirtit të saj binjak” e ka treguar përmes një postimi në Tëitter dhe në Facebook.
“Është me të vërtetë pikëlluese që të tregojmë për vdekjen e Myra Stratton”.
“Ajo ka qenë partnerja dhe menaxherja e Samantha Fox për më shumë se 16 vjet”.
“Stratton, ka luftuar kundër kancerit tash e dy vite, mirëpo të shtënën e humbi betejën”.
“Samantha po kërkon për privatësi sepse është tejet e dëshpëruar në këtë kohë”, shkruante në deklaratën e dhënë nga menaxherët e Fox.