Lajmet e fundit

Këngëtari Sam Smith ka zbuluar diçka interesante dhe qesharake sa i përket simpatisë së tij ndaj Princit Harry.
Në emisionin Watch What Happens Live me Andy Cohen, ai pohoi se princin në fjalë e kishte takuar disa here, ndërsa ngjarja më interesante kishte ndodhur gjatë takimit të tyre të parë.
"Më thanë që të përkulem para tij, dhe pikërisht këtë edhe e bëra - u përkula. Ishte kënd i drejtë. Dukej sikur doja t'ia puthja organin gjenital"- deklaroi këngëtari.
Cohen dhe i ftuari Patti LaBelle qeshën me kujtimet e veçanta të Smith.
Këngëtari së fundmi për gazetën The Sun u shpreh se do të dëshironte shumë që të performonte në martesën mbretërore të Harry dhe Megan, por pas kësaj historie ai u shpreh se mbretëresha mund të jetë duke e konsideruar për ta rezervuar Ed Sheeran në vend të tij.