Lajmet e fundit

Kjo është një ditë e trishtuar për industrinë e muzikës, pasi që George Michael ndërroi jetë.
Këngëtari britanik vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në Angli në moshën 53 vjeçare gjatë periudhë së Krishtlindjeve për shkak të infarktit, transmeton Klan Kosova.
Gjatë ditës së sotme, Sam Smith u rikthye në Twitter vetëm e vetëm për të shprehur dashurinë dhe mbështetjen e tij për George Michael. Cicërima e fundit e Sam s’ith ishte në muajin qershor pas të shtënave që ndodhën në një klub nate në Orlando.
“George Michael, fjalët nuk mund të shprehin se sa shumë ti dhe muzika jote keni vlejtur”, ka shkruar Sam.
“Muzika jote do të jetojë përgjithmonë. Unë nuk do të isha ky artist në qoftë se nuk do të ishte për ty”.