Lajmet e fundit

Sam Smith ka vendosur të pushojë pak.
Pas anulimit të performancës së tij në festivalin e muzikës iHeart Radio, këngëtari ka bërë një përditësim për fansat e tij, transmeton Klan Kosova.
‘Përshendetje njerëz të bukur. Faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja. Kam qenë tek mjeku im për zërin në Boston. Gjithçka është mirë por unë duhet të pushojë këtë javë për t’u përgatitur për turneun tim në Azi. Më falni të gjithë. Shumë dashuri, Sam’, shkroi ai në Twitter së bashku me një fotografi të tij duke qeshur në dhomën e mjekut.
Sam do të fillojë turneun aziatik më 2 tetor duke e nisur në Singapor.
