Lajmet e fundit

Sam Smith dhe i dashuri i tij, aktori i “13 Reasons Why”, Brandon Flynn i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë, pas nëntë muajsh.
Këngëtari madje ka fshirë edhe fotografitë e çiftit në llogarinë e tij në Instagram.
“Sam dhe Brandon kishin një romancë të vërtetë. Ata vërtetë ndjenin për njëri-tjetrin. Por të dy janë shumë të zënë me karrierat e tyre dhe fatkeqësisht gjërat mes tyre nuk kanë ecur si duhet”, ka thënë një burim i afërt me të dy për The Sun.
I njëjti burim ka thënë se këngëtari i njohur nuk e ka pritur mirë këtë ndarje, transmeton Klan Kosova.
“Sam është i rrënuar shpirtërisht. Kjo është lidhja më e rëndësishme që ai e ka pasë. Për fat të mirë, ai është në një turne në Amerikë që për të është një shpërqëndrim i mirëseardhur”.
Çifti janë parë për herë të parë në qytetin e New Yorkut në muajin tetor të vitit 2017, ku u panë duke mbajtur duart e njëri-tjetrit dhe madje edhe duke u puthur.
Vitin e kaluar, Smith i kishte thënë Ellen Degeneres se shumica e këngëve në albumin e tij “The Thrill of It All" janë shkruar për të dashurin e tij, edhe pse ai nuk e kishte identifikuar Brandon me emër.
The Sun ka raportuar se çifti janë ndarë sapo Sam ka nisur turneun aktual.
Kjo ndarje vjen pak e befasishme pasi aktori Flynn së fundmi e kishte prezantuar këngëtarin me prindërit e tij.
Smith kishte folur për të dashurin e tij në muajin janar në një intervistë me Sarah Jessica Parker për revistën V.
“Kur flasim për jetën personale, jam në lidhje aktualisht dhe për herë të parë, mendoj se e meritoj të jem i lumtur. Po e pyes veten se a do të shkruajë tani e tutje këngë të lumtura dashurie”, kishte thënë ai.