Lajmet e fundit

Këngëtari i njohur, Sam Smith kohë më parë ka deklaruar se preferon ushqimin më shumë se këndimin.
23 vjeçari ka treguar se pavarësisht që ka humbur shumë kilogramë dhe ka mbajtur një dietë rigoroze ai akoma ka probleme me peshën e tij dhe për më tepër i duhet shumë mund që të mbajë peshën të cilën ai e ka arritur falë një regjimi.
“Ushqimi është shumë i rëndësishëm për mua. Unë përpiqem që të eliminoj shumë ushqime por kjo nuk është edhe aq e lehtë. Unë e dua ushqimin” tha ai në një intervistë të tijën për Magic Radio’s Jo Parkerson, transmeton Klan Kosova.
Ai shtoi se kjo për të do të jetë një betejë gjatë gjithë jetës ndërsa akoma është një sfidë e çdo dite.