Lajmet e fundit

Këngëtari Sam Smith është shprehur se ka dëshirë që albumet e tij t’i ngjajnë novelave romantike.
Smith ka thënë se qëllimi i tij është që të krijojë një album që të ngjajë me një film romantik.
“Dëshiroj që albumet e mia të jenë si një seri librash, si një novelë romantike. Ndoshta një ditë, të gjitha së bashku mund të bëjnë një film romantik, i cili shpresojë të ketë një fund të lumtur. Ky është qëllimi”, ka shkruar këngëtari në llogarinë e tij në “Twitter”, transmeton Klan Kosova.
Këngëtari momentalisht po punon për albumin e tij të dytë, i cili vjen pas “The Lonely Hour” në 2014.