Lajmet e fundit

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatori Cuoci ka deklaruar se ky mision e mbështet krijimin e një forcë multietnike në Kosovë.
“FSK dhe KFOR-t kanë një raport të veçantë, si dhe kemi zhvilluar një ndërveprim të përbashkët. Aktivitetet tona janë provë e profesionalizimit të FSK-së”
Këshilltari i Presidentit, Blerim Shala, ka deklaruar se Hashim Thaçi këshilltar i është këmbëngulës që FSK-ja të trasformohet me ndryshime kushtetuese.
“Ne ende nuk jemi takuar me Listën Serbe për shkak të ndikimeve nga Beogradi.
Përmes një takimi do të binim në ujdi për një pako kushtetuese që do të përfshinte edhe Listën Serbe me procesin e transformimit”
Këto deklarata u thanë në punimet e seancës së parë të Konferencës së organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës “FSK dhe Partnerët”.