Lajmet e fundit

Ajo duket jashtëzakonisht seksi me një fustan të zi me dekolte të theksuar që flet shumë por sensualitetin e saj, kurse shikimi që i ka dhënë kamerës është shumë joshësh.
Në intervistën që e shoqëron kjo fotografi, bukuroshja e lindur në Meksikë ka folur për rolin e saj ikonik të Frida Kahlos në vitin 2002.
“E dija se ajo ishte keqkuptuar”, ka thënë Salma. “Doja t’i vija gjërat në vend dhe t’i inspiroja gratë tjera me të vetmen gjë që dija për të, kurajën që të jetë unike”.
Ndërsa, në ndërkohë kolegu i saj Alfred Molina, që e ka luajtur rolin e bashkëshortit të Fridës, Diegon, është shprehur mbi madhështinë e Salmas dhe fuqitë e saj në biznes.
“E kam thënë gjithmonë se nëse Salma do të ishte e racës së bardhë dhe një mashkull, do të ishte edhe më e madhe se Harvey Weinstein”.
“Ajo është një biznismene e përkryer, është kreative dhe i surprizën njerëzit”, ka thënë ai.
Salma Hayek është vetëm njëra ndër të famshmet e Hollivudit që është pjesë e edicionit nëntorit të kësaj reviste, pasi që për gratë në Hollivud kanë folur para saj edhe disa kolege te tjera si Amy Schumer, Dakota Johnson e Kate Ëinslet.