Lajmet e fundit

Aktorja e njohur, Salma Hayek është lënduar gjatë xhirimeve të filmit të saj më të ri dhe është dashur që të dërgohet në urgjencë.
Por ajo çka ishte më interesantja është se aktorja e njohur kishte të veshur një bluzë shumë interesante, që e tregonte atë thuajse ishte e zhveshur me duar të vendosura mbi gjoks.
“Është dashur të më dërgojnë në emergjencë për një lëndim të lehtë në kokë. Fatkeqësisht garderoba ime nuk ishte e përshtatshme për një shtrim në spital” ka shkruar aktorja në llogarinë e saj në Instagram, transmeton Klan Kosova.
Ajo në fund të postimit ka falenderuar mjekët për kujdesin dhe ka thënë që fansat e saj nuk duhet të brengosen për të pasi ajo nuk u bë e “çmendur” se sa aktualisht është.
https://www.instagram.com/p/BBa5XR9MFp2/?taken-by=salmahayek