24.02.2019 · përditësuar para 2698 dite1 min lexim
Është mirë të jesh pjesë e familjes së Salma Hayek.
Aktorja është duke bërë shëtitje në Milan Fashion Week me vajzën 11-vjeçare Valentina.
Të mërkurën, të dyja morën pjesë në shfaqjen e Gucci 2019 së bashku me burrin e Hayek, François-Henri Pinault, njofton Klan Kosova.
Pinault është Drejtori i Përgjithshëm i Kering, që ka në pronësi Gucci si edhe Saint Laurent, Balenciaga, Alexander McQueen dhe Bottega Veneta.
Të premten, Hayek, gjithashtu mori me vete Valentinën së bashku në shfaqjen Bottega Veneta.
Pa dyshim që familja ishte në qendër të vëmendjes për veshjet e tyre.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.