Lajmet e fundit

Me gjethe të gjelbra dhe fibra të ndryshme, e vitamina ato janë shumë të shëndetshme për ju.
Po bëhet fjalë për sallatën e cila nuk bënë assesi të anashkalohet nga lista juaj e ushqimeve.
Megjithatë fatkeqsisht, jo të gjithë e përdorin e nuk e konsumojnë edhe pse këto kanë fuqi të papërshkrueshme të të mirave shëndetësore.
Bëhet fjalë për perimet prei gjetheve, ato kanë fibra, vitamina, minerale, antioksidantë dhe disa lakra jeshile prei tyre përmbajnë antioksidantë e gjithashtu kanë efekte të mira kundër kancerit.
Andaj është mjaftë e shëndetshme që perime të tilla të jenë të pranishme në listën e ushqimit tuaj.
Kështu ekspertët mjekësorë rekomandojnë që të përdorni sa më shumë perime duke i kombinuar ato në ushqimin tuaj, patjetër që përfshihen zarzavate nga më të ndryshme prej gjetheve, siç janë gjethet e spinaqit, lakra , arugula etj.
Bëni kombinime të ndryshme dhe bëjeni zakon për të filluar një drekë apo darkë me një sallatë të kombinuar ngase është mjaft vitaminoze dhe fitimprurëse, përcjellë Klan Kosova.