Lajmet e fundit

Një hotel me katër yje në Rumani e ka kthyer sallën e Ballos në një strehë për refugjatët që vijnë nga Ukraina.
Refugjatët e parë mbërritën në Mandachi Hotel and Spa në Suceava menjëherë pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës.
Deri tani më shumë se 2 mijë njerëz dhe 100 kafshë shtëpiake janë strehuar brenda sallës prej 850 metrash katrorë, duke fjetur në dyshekë për një ose dy netë derisa të mund të gjejnë transport për të afërmit në vendet e tjera evropiane.
Në atë që Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar si eksodin më të shpejtë të refugjatëve deri më tani këtë shekull, më shumë se 1.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në vetëm 10 ditë.
Autoritetet lokale thonë se më shumë se 227 mijë ukrainas kanë kaluar në Rumani.