Lajmet e fundit

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Salih Zyba, po merr pjesë në protestën “Drejtësi për Astritin” e organizuar nga shoqëria civile e cila po mbahet para Kuvendit të Kosovës.
Kjo protestë po mbahet në kohën kur po mbahet seancë plenare për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari në Qendrën e paraburgimit në Prizren, njofton Klan Kosova.