Lajmet e fundit

Gjykata Themelore në Prishtinë përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, përmes një komunikate ka njoftuar se i është vazhduar masa e sigurisë-arrestit shtëpiak të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj.
Gjykata po ashtu ka bë rë të ditur se edhe Vlora Goranit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit Sali Mekaj është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe të Ushtrimit të ndikimit, ndërsa ndaj të pandehurës Vlora Gorani për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, dhënie e ryshfetit.